Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se përballja me drejtësinë është një çështje personale dhe se Partia Socialiste nuk duhet të përfshihet në këtë proces.
Balla u shpreh se Veliajn e konsideron mik, por shtoi se ai duhet ta përballojë vetë këtë proces, pa përfshirë simbolet apo strukturat e PS-së.
“Unë nuk jam mburrje e askujt në përballje me drejtësinë dhe, në këtë këndvështrim, Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së”, u shpreh Balla.
Erion Veliaj i është drejtuar SPAK dhe sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi, ku i kërkon që t’i garantohet pjesëmarrja fizike ose me videokonferencë nga ambientet e burgut.
Në kërkesën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Veliaj kërkon të njoftohet zyrtarisht për orën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes, si dhe për dokumentet që do të shqyrtohen.
The post Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste appeared first on GIJOTINA.