Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe takimi që ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi me të në ambientet e burgut, u diskutuan në Komisionin për Çështjet e Brendshme.

Gjatë raportimit, Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, u pyet nga opozita për rrethanat e transferimit të Veliajt, vizitën e ministrit dhe nëse këto veprime janë objekt verifikimi.

Në përgjigjen e saj, Sadleva Bodo deklaroi se dokumentacioni për transferimet është i klasifikuar dhe se për marrjen e informacionit duhet të ndiqet procedura përmes një kërkese zyrtare.

“Të premten firmosa 93 urdhra transferimi, kompetencë e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Me përgjegjësi të plotë ju them se urdhri i transferimit është klasifikuar, futet në kategorinë e akteve të klasifikuara me nivelin e kufizuar dhe me afat ruajtje dy vite.

Çdo raport, memo, vlerësim individual mbi rastin që kryhet për shkaqe sigurie futet në kategorinë ‘sekret’ dhe ruhet për 10 vite”, deklaroi Bodo.

 

The post Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete! appeared first on GIJOTINA.