Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë

Qytetarët janë mbledhur sërish mbrëmjen e kësaj të enjteje para Kryeministrisë, duke vijuar protestën dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve me forcë në komisariate, protestuesit kanë zgjedhur të rikthehen në shesh dhe të vijojnë kundërshtimin e tyre.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama në krah të ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, paralajmëroi se gjobat administrative dhe hetimet penale ndaj protestuesve do të vijojnë.

Ndërkohë, studentët dhe qytetarët që i janë bashkuar protestës vijojnë të kundërshtojnë çdo mundësi dialogu me kryeministrin. Ata kanë këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij qeveritar

gijotina.com/

The post Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë appeared first on GIJOTINA.