Studentët që protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama kanë zgjedhur ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre, përmes pankartave dhe shkrimeve në mure.
Në njërën prej pankartave, me mbishkrimin “HUMBËM”, studentët ironizojnë humbjen politike, ndërsa në një tjetër paraqitet Rama në një tryezë “dialogu” mes qenve dhe maceve, në një thumbim ndaj tryezës së dialogut të vendosur para institucionit.
Një tjetër mesazh që tërheq vëmendjen është “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”, përmes të cilit të rinjtë vënë në kontrast premtimet me situatën në vend.
Gjithashtu në shenjë simbolike kanë djegur protestuesit kanë djegur fotografinë e kryeministrit Edi Rama dhe të presidentit serb Aleksandër Vuçiç përpara godinës së Kryeministrisë.
Fotografitë u vendosën mbi tryezën e dialogut të vendosur nga Rama para Kryeministrisë, përmes së cilës kryeministri u ka bërë thirrje të rinjve për dialog.
Studentët, megjithatë, kanë refuzuar ftesën për dialog, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre për dorëheqjen e kryeministrit mbetet e panegociueshme.
gijotina.com/
The post Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme appeared first on GIJOTINA.