Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 14-të radhazi të protestave studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët e pranishëm janë zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e tyre.

Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta pavarësisht masave të reja ligjore të paralajmëruara nga kreu i qeverisë.

Marshimi vjen pas dy javësh protestash, të cilat në disa raste janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

 

Studentët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa protesta e sotme është zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt selisë së qeverisë.

gijotina.com/

 

The post Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë appeared first on GIJOTINA.