U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, pjesëtar i Tifozëve Kuq e Zi dhe mbështetës i Kombëtares shqiptare.

Duka i ka shprehur solidaritetin të riut dhe familjes së tij, ndërsa ka bërë të ditur se FSHF-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij.

Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit, pjesëtar i Tifozëve Kuq e Zi dhe mbështetës i përkushtuar i Kombëtares sonë.

Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen.

Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon!-u shpreh Duka.

gijotina.com/

The post U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin appeared first on GIJOTINA.