“500 mijë lekë gjobë cdo protestuesi”, Rama ia faturon ANTIFA-së protestën e studentëve, “de facto” shpall veten fashist

“Edhe këtë flamë fatkeqësie natyrore do ta shuajmë me patjetër, nga njëra anë me vendosmëri përballë dhunuesve që nuk kanë asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të një matufi që e ka katandisur PD-në në maskë dhune, të ekstremistëve Antifa dhe duarve të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE dhe që nxisin maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentët”, deklaroi Rama. Nese te rinjte jane ANTIFA, shkurtim per “antifashist”, de facto i bie qe kryeministri perfaqeson fashizmin me veprimet e tij.

Një nga masat e prezantuara është dëmshpërblimi i bizneseve të prekura nga dhuna. Përmes një akti normativ, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen në masën 100% të dëmit, ndërsa bizneset e mëdha në masën 70%.

Kryeministri prezantoi edhe ligjin për riparimin e dëmeve, sipas parimit “Kush thyen, paguan”, duke theksuar se përgjegjësia financiare për dëmet e shkaktuara do të bjerë mbi autorët dhe jo mbi taksapaguesit.

Sipas masave të prezantuara, kush qëndron në një turmë duke e ditur se përreth po ushtrohet dhunë dhe po shkatërrohet prona, mund të gjobitet deri në 500 mijë lekë. Nga kjo masë përjashtohen gazetarët, mjekët, vëzhguesit, nëpunësit në detyrë dhe kalimtarët.

Për të miturit, përgjegjësia për pagesën e gjobave dhe mbulimin e dëmeve do t’u kalojë prindërve ose kujdestarëve.

Rama theksoi se ligji do të zbatohet për të gjitha tubimet, përfshirë edhe grumbullimet sportive ku shkaktohen dëme materiale në pronën publike apo private. Sipas tij, askush nuk do të ndëshkohet vetëm pse ka marrë pjesë në një protestë, ndërsa masat do të varen nga sjellja e secilit person.

Kryeministri tha gjithashtu se ligji nuk kufizon lirinë e tubimit dhe të shprehjes.

gijotina.com/

The post “500 mijë lekë gjobë cdo protestuesi”, Rama ia faturon ANTIFA-së protestën e studentëve, “de facto” shpall veten fashist appeared first on GIJOTINA.