Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar një punonjës policie.

Sipas burimeve djali i Mataj së bashku me bashkëmoshatarin e tij 18-vjeç kanë goditur me grusht efektivin 25-vjeçar pas një konflikti në lagjen nr.6, Durrës.

Motivet e sherrit mes të rinjve janë ende të paqarta.

Elisabeta Mataj e akuzuar se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet, u lirua nga qelia dhe u la në arrest shtëpie më 25-shtator.

Ndërkohë pak ditë para se Mataj të lirohej nga qelia, bashkëshorti i saj Fetah Mataj u promovua në poste drejtuese në Bashkinë e Durrësit, duke u emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane.

The post Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun appeared first on GIJOTINA.