Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Pas marshimit nëpër Tiranë dhe ndalesës te “Qyteti Studenti”, qytetarët janë rikthyer para Kryeministrisë, ku kanë mbyllur protestën e 127-të kundër qeverisë.

Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

“Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë!” dhe “Nesër më shumë!” janë ndër thirrjet e protestuesve në mbyllje të tubimit.

Protestuesit shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe krijimin e një qeverie teknike.

Ndërsa nesër është paralajmëruar protestë te Kryesia e Kuvendit, si edhe te Parlamenti gjatë seancës plenare që pritet të mbahet të hënën.

 

The post Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë appeared first on GIJOTINA.