U arrestua pasi dhunoi Eduart Kuçin, Gjykata e Apelit jep vendimin për Jozefin Markun (Jozin)

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për Jozefin Markun duke e lënë në “detyrim paraqitje”.

Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar ish-banorit e “BBVK”, Eduard Kuçin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa në pamjet e publikuara Kuçi shihej teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij.

Sipas hetimeve, për ndalimin e tij është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.

 

The post U arrestua pasi dhunoi Eduart Kuçin, Gjykata e Apelit jep vendimin për Jozefin Markun (Jozin) appeared first on GIJOTINA.