Seanca për sterilizimin, Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme për të qenë pjesë e seancës gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit”.

Beqaj u lirua nga arresti me burg në muajin korrik lidhur me hetimet e abuzimeve me fondet SASPAC, teksa iu caktua një masë më e lehtë “arrest shtëpie”.

Ish-ministri po hetohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal.

 

The post Seanca për sterilizimin, Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO appeared first on GIJOTINA.