Dinamo nuk gabon ndaj Laçit, tani një pikë larg Teutës!

Dinamo nuk gaboi pasditen e kësaj të shtune në Elbasan Arena, në ndeshjen e javës së 5-të të Abissnet Superiores. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mposhti Laçin me rezultatin 3-1 duke mbajtur hapin e Teutës kryesuese.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1 me Dinamon që mori avantazhin në minutën e 22-të me Lorran që hyri në zonë dhe pa u menduar shumë gjuajti në drejtim të portës kurbinase duke u treguar i saktë.

Por kryesimi 1-0 për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja rezistoi vetëm 3 minuta pasi në të 25-tën Laçi barazoi shifrat në 1-1 me Gamarra që mposhti portierin Teqja me një gjuajtje nga jashtë zone.

Në minutat e fundit po ky futbollist u bë protagonist për kurbinasit por në aspektin negativ pasi u ndëshkua me karton të kuq për një faull si lojtari i fundit. Skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 1-1.

Në fillimin  e pjesës së dytë, Dinamo gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë radhë me Vilën (55’) që mposhti portierin Guri duke i dhënë avantazhin 2-1 skuadrës së tij.

Në minutat shtesë (90’+2) kryeqytetasit gjetën edhe golin e tretë me Flamur Rucin për të vulosur fitoren 3-1,  që iu jep mundësinë të shkojnë në 12 pikë, në vendin e dytë, vetëm 1 pikë më pak se Teuta.

gijotina.com/

The post Dinamo nuk gabon ndaj Laçit, tani një pikë larg Teutës! appeared first on GIJOTINA.