Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin paraprak të personave që morën trajtim mjekësor pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë.
Sipas të dhënave nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 50 persona të lënduar. Mes tyre janë 21 protestues, 17 efektivë policie, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë.
Nga efektivët e policisë, një person vijon të jetë i shtruar në spital. Ndër protestuesit, dy persona po marrin ende trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre është paraqitur me kontuzion të bulbit okular dhe po ndiqet nga mjekët specialistë.
Gjithashtu, një gazetar dhe një kalimtar vijojnë të jenë të shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të lënduarit e tjerë janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur edhe 11 persona të tjerë: 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet. Të gjithë kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut.
Në total, sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, 61 persona janë paraqitur në dy strukturat spitalore për të marrë trajtim mjekësor pas protestës së 28 Nëntorit.
Pesë prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës.
The post Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 61 të lënduar, mes tyre një protestues me dëmtim në sy, 5 ende në spital appeared first on GIJOTINA.