Protesta e 28 Nëntorit/ 8 të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre protestues dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë publike të dhënat paraprake për personat e lënduar gjatë protestës kombëtare të zhvilluar këtë 28 nëntor në Tiranë.

Sipas informacioneve nga ministria, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, përfaqësues të medias, përfshirë një shtetase të huaj, si dhe protestues.

Ministria bën me dije se të gjithë personat e paraqitur janë në gjendje të vetëdijshme dhe me gjendje shëndetësore stabël.

Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve raportohet e mirë.

Njoftimi:

Përshëndetje!

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 14:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 4 të lënduar.

– Një efektiv policie

– Dy përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)

– Pesë protestues

Të gjithë koshientë dhe gjendja shëndetësore stabël. Po trajtohen nga mjekët në shërbimin e urgjencës

QKUM: Ekipet e urgjencës kanë trajtuar në vendngjarje 3 protestues të lënduar. Gjendja e tyre e mirë.

Në QSUT deri tani asnjë i lënduar

The post Protesta e 28 Nëntorit/ 8 të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre protestues dhe gazetarë appeared first on GIJOTINA.