Një moment i tensionuar është regjistruar në protestë ku shihet përdorimi i sprajit me piper nga efektivët e policisë ndaj Florjan Binajt.
Në pamjet e publikuara, pas përdorimit të sprajit, një qytetar afrohet për t’i ardhur në ndihmë Binajt, duke i ofruar ujë me një shishe, në përpjekje për t’ia lehtësuar shqetësimin e shkaktuar nga spraji.
Situata në protestë vijon të jetë e tensionuar, teksa policia ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
The post Po ndihmonte qytetarin, Policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn appeared first on GIJOTINA.