Përplasje në sheshin “Skënderbej”, policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron protestues

Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të mbetet e tensionuar. Pas ndërhyrjes së forcave të Policisë për shpërndarjen e protestuesve, zona është mbuluar nga një re e dendur gazi lotsjellës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë sasi të mëdha tymi që kanë mbuluar hapësirën, duke krijuar vështirësi në zonën e sheshit.

Ndërkohë, gjatë ndërhyrjes, Policia ka shoqëruar edhe disa persona.

Gjate shoqerimit te nje te riu, policia sulmoi me spraj grupin e qytetareve qe u futen ta shpetonin. Me pas forcat e FNSH u terhoqen.

Situata në shesh vijon të jetë e tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë zhvillimi i protestës.

gijotina.com/

The post Përplasje në sheshin “Skënderbej”, policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron protestues appeared first on GIJOTINA.