Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar nga Spitali i Traumës plagosjen e 20-vjeçarit Orgen Hajderi, nga Kuçova, gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.
Përmes një deklarate, së bashku me Lefter Maliqin, Blushi bëri me dije se i riu ka marrë një goditje me plumb gome në kokë dhe ka pësuar hematomë të rëndë. Sipas tij, 20-vjeçari ndodhet në reanimacion, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Blushi dënoi atë që e cilësoi si akt barbar dhe krim shtetëror, duke akuzuar Policinë për dhunë ndaj protestuesve. Ai paralajmëroi gjithashtu se Partia e Lirisë do të depozitojë kallëzim penal ndaj efektivëve të përfshirë në ngjarje.
“Partia e Lirisë do të kallëzojë penalisht banditët me uniformë të Edi Ramës që përgjakën sot 28 Nëntorin”, deklaroi Tedi Blushi nga Spitali i Traumës.
gijotina.com/
The post “Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion appeared first on GIJOTINA.