Protesta e zhvilluar të shtunën në Tiranë, në 28 Nëntor, ditën kur Shqipëria feston Pavarësinë, është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Lajmi është pasqyruar edhe nga rrjeti prestigjioz amerikan CNN, i cili raporton se protestuesit kundër qeverisë u përleshën me policinë gjatë tubimit në kryeqytetin shqiptar.
CNN, shkruan se protesta vjen pas disa javësh demonstratash, të nxitura nga pakënaqësitë për korrupsionin, rritjen e kostos së jetesës dhe kundërshtitë ndaj administratës aktuale qeveritare.
Përplasjet në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, duke e vendosur Shqipërinë në fokusin e raportimeve në një prej ditëve më simbolike të historisë së saj kombëtare.
gijotina.com/
The post CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë appeared first on GIJOTINA.