Paketa fiskale/ Berisha-mazhorancës: Goditët shtresën e mesme, shkurtuat buxhetin për rininë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli në parlament për Paketën Fiskale, që pritet të kalojë sot në votim.

Berisha tha se me Paketën Fiskale, qeveria ka treguar se nuk punon për qytetarët dhe se është e pashpirt dhe e pamëshirshme.

Shtoi se u vendos që të goditet shtresa e mesme, teksa u shkurtua edhe buxheti për rininë.

Sali Berisha: Paketa juaj fiskale është paketë e pamëshirshmërisë.

Ju vendosët të falimentoni mijëra biznese, duke i futur ato në TVSH. Ju vendosët të godisni shtresën e mesme, profesionet e lira, duke u kthyer TVSH-në 21 përqind. Jeni cinikë deri në ekstrem. Jeni gënjeshtarë dhe të pashpirt.

Keni vendosur taksë tek makina tani, si mund t’i merrni taksë njësoj si atij që e përdor makinën, si atij që nuk e përdor? Ju jeni të paskrupullt. E ulët dhe fondin për rininë, sepse e urreni rininë e këtij vendi.

 

The post Paketa fiskale/ Berisha-mazhorancës: Goditët shtresën e mesme, shkurtuat buxhetin për rininë appeared first on GIJOTINA.