Përplasje mes furgonit dhe makinës së policisë në aksin Levan-Tepelenë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Levan-Tepelenë, në zonën e Kashishtit, ku janë përplasur një furgon tip ‘Mercedes’ dhe një makinë policie, që dyshohet se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja nuk raportohen persona të lënduar që të kenë pasur nevojë për tu transportuar drejt spitalit. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.

gijotina.com/

The post Përplasje mes furgonit dhe makinës së policisë në aksin Levan-Tepelenë appeared first on GIJOTINA.