Kush është gruaja që merr 600 MLN në vit për sapunë dhe letra higjenike për shkollat?

Paratë menaxhohen përmes një fitueseje të vetme. Ajo është Malvina Visoka. Sipërmarrësja nuk ka frikë, pasi i ka shpëtuar një herë burgut, e hetuar nga SPAK për korrupsion me tenderat. Situata i ngjan skandalit “5D”, por ndryshon forma, sepse Malvina Visoka është e regjistruar si “Person fizik”. Ndërsa “5D” ishte kompani e disa drejtorëve të Erion Veliajt. I vetmi faktor që mbetet i njëjtë është Erion Veliaj.

Edhe pse i arrestuar, krybashkiaku vazhdon tërheq fijet e merimangës së korrupsionit përmes drejtorëve. Një prej tyre, Olsi Isufaj, Drejtori i Drejtorisë së Objekteve Publike, ia ka ditur gjithnjë për nder kryetarit, që e transferoi nga OSHEE në Bashkinë Tiranë. Qysh nga viti 2024, Isufaj është një lloj “aksioneri” i pashpallur i tenderave të materialeve të pastrimit për shkollat. Pas çdo inspektimi nëpër shkolla të Veliajt, vijonte një tender i Isufajt për mirëmbajtje apo furnizime me detergjentë e solucione.

Së fundmi, Malvina Visoka ka marë me firmën e Olsi Isufajt kontratën më të madhe që është bërë ndonjëherë për sapunë, detegjentë e fshesa.

Bëhet fjalë për tenderin “Blerje materiale pastrimi” që e ka shpallur fituese Malvina Visokën më 16 nëntor 2026. Fondi limit i tenderit është 68,788,702 lekë pa TVSH. Me këtë shifër është shënuar rekord, qysh nga koha e pandemisë në vitin 2020, kur Erion Veliaj harxhoi plot 140 milionë lekë për materiale higjeno sanitare.

The post Kush është gruaja që merr 600 MLN në vit për sapunë dhe letra higjenike për shkollat? appeared first on GIJOTINA.