Kombëtarja e vajzave merr pjesë në “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”

Kombëtarja shqiptare e vajzave A do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar miqësor “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”, që do të zhvillohet në qytetin e Yongchuan, në Kinë.

Në këtë turne do të marrin pjesë katër ekipe Kombëtare: Shqipëria, Kina, Malawi dhe Tajlanda.

Vajzat kuqezi do të kenë mundësinë të përballen me tri skuadrat pjesëmarrëse, në një aktivitet që do t’i shërbejë ekipit për përgatitjen dhe vijimin e punës në kuadër të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.

Të gjitha ndeshjet e turneut do të zhvillohen në stadiumin “Sports Center Stadium Yongchuan”. Kombëtarja shqiptare do ta nisë aventurën në Kinë më 28 nëntor, me përballjen ndaj Malawit, ndërsa më pas do të luajë kundër vendit organizator, Kinës, më 1 dhjetor. Sfida e fundit për Shqipërinë do të jetë ajo ndaj Tajlandës, më 4 dhjetor.

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë:

Malawi – Shqipëri, 28 nëntor 2026, ora 15:00

Kinë – Shqipëri, 1 dhjetor 2026, ora 19:30

Shqipëri – Tajlandë, 4 dhjetor 2026, ora 15:00

 

The post Kombëtarja e vajzave merr pjesë në “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026” appeared first on GIJOTINA.