Revoltë qytetare, të rinjtë i vendosin zjarrin koshave të mbeturinave te “Myslym Shyri”

Ndërsa marshimi vazhdon, disa te rinje i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në rrugën “Myslym Shyri”.

Protestuesit fillimisht u mblodhën para Ministrisë së Arsimit, ku qëndruan për rreth dy orë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, ata hodhën thirrje kundër qeverisë dhe policisë, ndërsa shpalosën edhe banderola me mesazhe kundërshtuese.

Më pas, qytetarët dhe studentët nisën marshimin në rrugët e Tiranës, duke iu drejtuar qendrës së kryeqytetit.

Me thirrje kundër qeverisë, ata kaluan në disa akse rrugore, me synimin për t’u pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

 

 

 

The post Revoltë qytetare, të rinjtë i vendosin zjarrin koshave të mbeturinave te “Myslym Shyri” appeared first on GIJOTINA.