Katër ditë në Kosovë, Jakup Krasniqi i jep lamtumirën familjes dhe niset drejt Hagës

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij 4-ditore në Kosovë dhe para pak momentesh është nisur drejt aeroportit. Pikërisht nga aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të niset drejt Hagës.

Krasniqi qëndroi edhe mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku u ka dhënë lamtumirëm familjarëve të ngushtë, para rikthimit në Hagë. Ndërsa ka pasur një ndryshim në agjendë dhe ish-kreu i UÇK-së është larguar nga Kosova më herët se ç’pritej.

Arsyeja e vizitës së tij në atdhe, ishte për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, në të cilën ndodhej bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi.

Në momentin që po ndahej nga familjarët e tij, ai është duartrokitur nga të afërmit që kishin dalë nëpër ballkone për ta parë.

“Baca Jakup qëndro i fortë”, dëgjohet të thotë dikush.

Ndërkohë ditën e sotme, Jakup Krasniqi do të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

The post Katër ditë në Kosovë, Jakup Krasniqi i jep lamtumirën familjes dhe niset drejt Hagës appeared first on GIJOTINA.