“Balluku po konsumon aktivitet kriminal në liri”, Çollaku: SPAK të kërkojë tjetër masë sigurie

Analisti Basir Çollaku i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi akuzat e reja ndaj Belinda Ballukut nga ana e SPAK.

Çollaku u shpreh se SPAK duhet që të kërkojë tjetër masë sigurie për Ballukun.

Sipas tij, për Ballukun ka një parkim me akuza dhe s’mund të vazhdojë në liri, sepse ish-zv kryeministrja po konsumon aktivitet kriminal edhe në kushtet e lirisë.

“Akuzat e SPAK ndaj Spiropalit dhe Ballukut janë të rënda, duhet të jenë për krijimin e grupeve kriminale. Nuk mund të kalohen lehtë si raste.

Nga ajo që folën prokurorët e SPAK për Ballukun, duket se nuk ishin koordinar siç duhet. Janë miliona euro nën dyshimin e abuzimit nga Belinda Balluku dhe nuk ndërton dot akuzën e grupit të strukturuar kriminal? Duhet të ketë akuza të reja. SPAK besoj se duhet të ngrejë edhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal ndaj Ballukut. Spiropali ka thënë se njerëzit e Ballukut e kanë kërcënuar.

SPAK duhet të çojnë tjetër masë sigurie. Balluku konsumon aktivitet kriminal në liri. SPAK deklaroi se mund të dënohet me 35 vite burg, çfarë duhet të bëjë më shumë Belinda Balluku që të shkojë në burg?

SPAK-ut i duhet një parkim për akuzat kundër Ballukut, se aq shumë akuza ka. SPAK nuk duhet që të marr përsipër çfarë thotë Kuvendi, sepse fakti penal është rënduar. Duhet që SPAK të çojë kërkesë në Kuvend për arrestim. Sesi sillet parlamenti, është tjetër histori. Prokurori mund të ngrejë dhe akuza për pengim drejtësie, pse jo, për ata që pengojnë arrestimin e Belinda Ballukut”- tha Çollaku.

The post “Balluku po konsumon aktivitet kriminal në liri”, Çollaku: SPAK të kërkojë tjetër masë sigurie appeared first on GIJOTINA.