“A do të martohesh me mua?” Deputeti australian i propozon partneres gjatë seancës në Parlament

Një deputet australian ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të përmbyllur karrierën e tij politike, duke i propozuar për martesë partneres gjatë fjalimit të fundit në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor.

Deputeti liberal Jordan Lane, 32 vjeç, surprizoi të pranishmit në sallën parlamentare kur në përfundim të fjalimit të lamtumirës, nxori një unazë fejese dhe iu drejtua partneres së tij, Natalie, e cila po e ndiqte nga galeria e publikut.

“Kryetar, pyetja ime e fundit si përfaqësues i Ryde është për dashurinë time të madhe, Natalie. A do të martohesh me mua?”, u shpreh Lane.

Propozimi shkaktoi brohoritje dhe duartrokitje mes deputetëve, ndërsa pamjet e momentit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Sipas mediave australiane, Jordan Lane dhe partnerja e tij janë së bashku prej më shumë se një dekade.

Më 6 nëntor, Lane kishte njoftuar vendimin për t’u tërhequr nga politika, duke shpjeguar se angazhimet e tij si përfaqësues i zonës elektorale Ryde kishin ndikuar në jetën personale.

Në këtë mënyrë, fjalimi i tij i fundit në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor shënoi jo vetëm përfundimin e një etape politike, por edhe një moment të rëndësishëm në jetën e tij private.

Australian MP Jordan Lane proposes to his longtime girlfriend, Natalie, during his farewell speech in the New South Wales Parliament. https://t.co/v20VRxa38I

— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) November 20, 2026

The post “A do të martohesh me mua?” Deputeti australian i propozon partneres gjatë seancës në Parlament appeared first on GIJOTINA.