Spanjë-Francë e Norvegji-Angli, sfida revanshesh në çerekfinale të Nations League

Është hedhur shorti për fazën finale të Ligës së Kombeve, duke përcaktuar çiftet çerekfinaliste të kompeticionit. Përballja që spikat mbi të gjitha është ajo mes Spanjës dhe Francës, dy prej kombëtareve më të mëdha të futbollit europian.

Shorti i zhvilluar në Nyon të Zvicrës ka rezervuar disa përballje interesante, me tetë përfaqësueset e kualifikuara që do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale.

Spanja do të ketë përballë Francën në një duel që premton spektakël. Dy skuadrat kanë në përbërje futbollistë të nivelit të lartë dhe përballjet mes tyre kanë prodhuar gjithmonë rivalitet të madh. Vetëm njëra prej tyre do të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut.

Një tjetër çift interesant është Norvegji-Angli. Skuadra angleze do të përballet me norvegjezët, të cilët kanë treguar se mund të jenë një kundërshtar i vështirë për çdo përfaqësuese.

Ndërkohë, Holanda do të masë forcat me Portugalinë, në një tjetër përballje mes dy skuadrave me traditë dhe ambicie të mëdha në futbollin europian.

Çifti i fundit çerekfinalist është Belgjikë-Gjermani, një duel që premton rivalitet dhe nivel të lartë futbolli.

Çerekfinalet e Nations League do të zhvillohen në muajin mars. Ndeshjet e gjysmëfiale dhe finalja e madhe e Nations League 2026/27 do të zhvillohen nga 9 deri më 13 qershor 2027, ndërsa UEFA ende nuk ka përcaktuar vendin pritës të turneut.

Shorti ka përcaktuar edhe skemën e gjysmëfinaleve: fituesi i çiftit Spanjë-Francë do të përballet me fituesin e duelit Holandë-Portugali, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të takohen fituesi i Belgjikë-Gjermani me fituesin e Norvegji-Angli.

Dy gjysmëfinalet do të luhen më 9 dhe 10 qershor, ndërsa finalja e madhe është programuar për 13 qershor, po në këtë datë do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë. Kështu, rruga drejt trofeut është përcaktuar dhe tifozët mund të shpresojnë për një finale mes emrave të mëdhenj të futbollit europian.

The post Spanjë-Francë e Norvegji-Angli, sfida revanshesh në çerekfinale të Nations League appeared first on GIJOTINA.