Shpallet i paligjshëm arrestimi i 14 të rinjve, Kalaja: Do kallëzoj penalisht banditët me uniformë

Avokatja Adriana Kalaja ka publikuar në faqen e saj në facebook lajmin e shpalljes së paligjshëm të arrestimit të 14 të rinjve në protestat e fundit.

‘Zotohem se, për të gjithë banditët me uniformë të narko policisë, që kanë kryer arrestime të paligjshme si dhe ata që kanë ushtruar dhunë ekstreme ndaj protestuesve paqësorë të ditëve të fundit, kryesisht shefi bandit dhe banditët me dhe pa uniformë të Komisariatit 1, do depozitoj kallëzim penal në ditët në vijim’, shkruan Kalaja në një postim e facebook.

Mesazhi:

Sërish premtim i mbajtur….

Edhe sot, ashtu si në gjithë rastet e protestuesve të arrestuar këto ditë politikisht nga narco policia, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, vleftësoi si të paligjshëm arrestin në flagrancë të 14 të rinjve nga 15 që kishim ushtruar të drejtën e ankimit.

Zotohem se, për të gjithë banditët me uniformë të narko policisë, që kanë kryer arrestime të paligjshme si dhe ata që kanë ushtruar dhunë ekstreme ndaj protestuesve paqësorë të ditëve të fundit, kryesisht shefi bandit dhe banditët me dhe pa uniformë të Komisariatit 1, do depozitoj kallëzim penal në ditët në vijim.

Ne i pamë dhe i dimë kush janë.

Ndërkohë, jam në pritje të përgjigjes nga Klodian Demo Braho, lidhur me kallëzimet penale, përsa i përket dhunës barbare ndaj protestuesve, datë 14 tetor, 22 tetor dhe atë për përdorimin e gazit lotsjellës, mjeteve, armëve dhe personave të paidentifikuar izraelitë, datë 12 nëntor.

Kjo barbari duhet ndalur me çdo kusht.

Sot.

Nesër është vonë.

Secilit do i shkojë te “dera”, nëse nuk i ndalim.

Ndërkohë, unë gjithmonë me dhe në krah të rinisë dhe protestuesve.

The post Shpallet i paligjshëm arrestimi i 14 të rinjve, Kalaja: Do kallëzoj penalisht banditët me uniformë appeared first on GIJOTINA.