I dënuar me 6 vite burg për vjedhje me armë, arrestohet inspektori i IMT-së Miklovan Arapi

Policia e Tiranës ka arrestuar 41-vjeçarin Miklovan Arapin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi ndaj tij është dhënë një dënim prej 6 vitesh burg.

Gjykata e Apelit në Romë e ka dënuar për veprat penale të vjedhjes me armë, vjedhjes së rëndë dhe kanosjes.

Arapi u lokalizua dhe u vu në pranga në kryeqytet, ndërsa pritet të ndiqen procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Miklovan Arapi rezulton të jetë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Emri i tij është përmendur edhe në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë protestave të studentëve përpara selisë së PS-së, ku një grup personash të maskuar dhe të pajisur me shkopinj bejsbolli u shfaqën përballë protestuesve.

Ngjarja shkaktoi tensione dhe përplasje, ndërsa personat e maskuar u akuzuan se kishin dalë për të larguar me dhunë të rinjtë që protestonin.

The post I dënuar me 6 vite burg për vjedhje me armë, arrestohet inspektori i IMT-së Miklovan Arapi appeared first on GIJOTINA.