Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), institucion të cilin e drejtonte prej shkurtit të vitit 2025.

Mësohet se vendimi për largimin nga detyra është marrë pak kohë më parë dhe dorëheqja i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, duke zyrtarizuar kështu përfundimin e mandatit të tij në krye të institucionit.

Pas këtij zhvillimi, pritet të nisin procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e drejtuesit të ri të AKEP-it.

Emri i Salës është përmendur gjithashtu në raportime mbi një linjë hetimore ku dalin komunikime mes ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit, me pretendime për kushtet teknike të mekanizmave të përgjimit dhe përdorimit të informacionit.

Deri më tani nuk ka një shpjegim zyrtar për arsyet që e kanë çuar Salën drejt këtij vendimi.

Megjithatë, largimi i tij vjen në një kohë kur janë ngritur dyshime për lidhje të mundshme me çështje që po hetohen nga drejtësia, veçanërisht dosjen ku përmenden emrat e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit.

gijotina.com/

 

The post Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni appeared first on GIJOTINA.