Një masiv i madh shkëmbor është shembur ditën e sotme në aksin rrugor Qafë Buall-Krastë, duke ndërprerë plotësisht qarkullimin e automjeteve.
Shembja ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Ura e Luçanës”, në rrugën që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit.
Sasia e madhe e gurëve dhe shkëmbinjve që kanë rënë mbi asfalt ka bllokuar të gjithë gjerësinë e rrugës, duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve.
Për pasojë, disa mjete kanë mbetur të bllokuara në të dyja anët e segmentit ku ka ndodhur shembja, ndërsa drejtuesit e tyre nuk kanë mundur të vazhdojnë udhëtimin.
Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar nga rënia e masivit shkëmbor.
Qarkullimi në aksin Qafë Buall-Krastë vijon të jetë plotësisht i bllokuar.
The post Shembet masivi shkëmbor në Bulqizë, bllokohet plotësisht rruga Qafë Buall-Krastë appeared first on GIJOTINA.