Lojtari i Kombëtares në një formacion me Yamal, Kane e Olise! Ja 11-shja më e mirë në grupet e Ligës së Kombeve

Gjiganti botëror i vlerësimit të lojtarëve me nota, “WhoScored”, ka përpiluar formacionin me paraqitjet më të larta në grupet e Ligës së Kombeve për vitin 2026.

Bie në sy prezenca e mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, në linjën e djathtë, me notën 7.65. Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një lojtar i Shqipërisë të jetë në formacionin më të mirë të një kompeticioni kaq madhor.

Për ta qartësuar, jo të një ndeshjeje, por të grupeve. Në këtë 11-she bëjnë pjesë yjet e futbollit elitar si Lamine Yamal, Harry Kane, Jude Bellingham apo Michael Olise.

 

The post Lojtari i Kombëtares në një formacion me Yamal, Kane e Olise! Ja 11-shja më e mirë në grupet e Ligës së Kombeve appeared first on GIJOTINA.