Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku një 44-vjeçar ka hyrë me forcë në një klinikë dentare, i armatosur me një mjet prerës.
Sipas informacioneve, 44-vjeçari Artur Çina ka sulmuar stomatologen, duke i grisur përparësen dhe duke e kërcënuar me thikë. Më pas, ai ka arritur të marrë vetëm një laptop dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe arrestimin e tij.
44-vjeçari është vënë në pranga për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
The post Korçë/ Hyn me thikë në klinikën dentare, 44-vjeçari dhunon dhe kërcënon stomatologen appeared first on GIJOTINA.