Protestuesit i vunë flakën një koshi mbeturinash pranë parlamenti ku po zhvillohet revolta studentore.
Në seancën plenare në Kuvend, po diskutohet në një seancë maratonë projekt buxheti për vitin 2027.
Sakaq, policia ka shtuar praninë e saj në perimetrin e parlamentit, një grup efektivësh u angazhuan për fikjen e zjarrit në koshin e mbeturinave të ndezur nga të rinjtë.
Ndërkohë që situata aktualisht mbetet e qetë dhe nuk ka përplasje.
Më herët, gjatë ditës, të rinjtë ishin te rruga e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit, për t’u zhvendosur më pas drejt parlamentit ku po zhvillohet seanca plenare.
The post Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave, prani e shtuar e policisë pranë Parlamentit appeared first on GIJOTINA.