Nuk u kthye pas lejes në burgun e Rrogozhinës, arratiset i dënuari Aurel Hoxha

Një i dënuar që vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës rezulton të mos jetë rikthyer në institucionin penitenciar pas përfundimit të një lejeje të veçantë të miratuar nga autoritetet.

Bëhet fjalë për Aurel (Artir) Hoxhën, i cili ishte duke vuajtur dënimin për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

Në momentin kur iu akordua leja, atij i kishin mbetur edhe 18 muaj burg për të shlyer.

Megjithatë, pas përfundimit të afatit të përcaktuar për lejen, Hoxha nuk është paraqitur në burg për të vijuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit.

 

The post Nuk u kthye pas lejes në burgun e Rrogozhinës, arratiset i dënuari Aurel Hoxha appeared first on GIJOTINA.