Kryeministri Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e PD-së braktisin sallën

Deputetët e Partisë Demokratike, së bashku me kreun e PD-së, Sali Berisha, kanë braktisur seancën plenare në Kuvend, menjëherë pasi kryeministri Edi Rama mori fjalën për të diskutuar projektbuxhetin e vitit 2027.

Largimi i deputetëve demokratë erdhi në shenjë proteste ndaj projektbuxhetit, të cilin opozita e cilëson si një buxhet që i shërben korrupsionit dhe jo interesave të qytetarëve.

Opozita ka kundërshtuar gjithashtu mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe prioritetet e përcaktuara nga qeveria në dokumentin financiar për vitin e ardhshëm.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpjeguar arsyet e largimit të deputetëve të opozitës nga salla e Kuvendit, në momentin kur kryeministri Edi Rama mori fjalën për të prezantuar projektbuxhetin e vitit 2027.

“Unë e dija që do fliste, prandaj dolëm. Thjesht ai nuk mund të dëgjohej”, deklaroi Berisha.

 

The post Kryeministri Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e PD-së braktisin sallën appeared first on GIJOTINA.