FNSH ndërhyn në protestë, shtyn qytetarët dhe tenton të shpërndajë turmën

Qytetarët vazhdojnë protestën dhe marshimin në rrugët e Tiranës.

Ndërkaq, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë mbërritur efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ata kanë shtyrë qytetarët, me qëllim shpërndarjen e tyre e për t’i larguar nga bulevardi kryesor i kryeqytetit.

 

 

Qytetarët e vijojnë marshimin e tyre, duke bërë edhe thirrje kundër qeverisë. “Dorëheqje, dorëheqje”, janë thirrjet e studentëvbe dhe qytetarëve.

gijotina.com/

The post FNSH ndërhyn në protestë, shtyn qytetarët dhe tenton të shpërndajë turmën appeared first on GIJOTINA.