Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë qytetarët.
Protestuesit duan që të protestojnë tek bulevardi Dëshmorët e Kombit, ndërsa policia nuk lejon që tubimi të zhvillohet në bulevard.
Gjatë shoqërimit të disa zonjave, grupi i protestuesve ka dalë në mbrojtje të të shoqëruareve. Protestuesit thërrasin në kor “Poshtë diktatura”. Zonjat nuk u shoqëruan, për shkak të rezistencës qytetare. Mesohet se janë shoqëruar në komisariat disa vajza.
Tensionet ndodhin, edhe pse protesta është krejtësisht e qetë dhe e drejta për të protestuar është një e drejtë, e cila mbrohet me Kushtetutë.
gijotina.com/
The post Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët shoqërojnë një person, qytetarët reagojnë appeared first on GIJOTINA.