Nga 4 vite burg në pafajësi/ Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Lezhës për vëllain e ish-deputetit të PS, i akuzuar për parcelën me hashash

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar vendimin për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, duke e shpallur të pafajshëm për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Më herët, Gjykata e Lezhës e shpalli fajtor Ndrecën për disa vepra penale dhe e dënoi në dhjetor të 2025, me 4 vite e 4 muaj burg.

Apeli ka ndryshuar qëndrimin për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, duke e shpallur të pafajshëm për këtë vepër penale.

Çështja lidhet me hetimet për kultivimin e kanabisit në një stan në zonën e Kashnjetit, në Lezhë, ku në prill të vitit 2024 u zbuluan 2.973 bimë narkotike, si dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Vendimi i Gjykatës së Apelit vjen pas dënimit të dhënë nga Gjykata e Lezhës në dhjetor 2025.

gijotina.com/

The post Nga 4 vite burg në pafajësi/ Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Lezhës për vëllain e ish-deputetit të PS, i akuzuar për parcelën me hashash appeared first on GIJOTINA.