Gjatë protestës ku qytetarët janë grumbulluar para Kryeministrisë një protestues ka njoftuar se djali i tij 15-vjeçar është gjobitur me një gjobë prej 5 milionë lekësh pasi kishte bllokuar rrugën.
Në fletën e gjobës, adoleshenti, që ndodhet në qeli, ka shkruar një mesazh drithërues, ku shkruan “Babin e kam të verbër dhe se nuk ka mundësi të paguajë”.
Babai i 15-vjeçarit, i cili është i verbër pohoi se djali ka marrë gjobë aq të lartë, sikur të ketë përmbysur qytetin e jo për një bllokim rruge.
“Dihet që është arrestim i paligjshëm. Djali është me mësues-ndihmës dhe nuk kupton gjobat që vendosen. Ka marrë gjobën 5 milionë lekë. Edhe e kanë arrestuar, edhe gjobë i kanë vendosur. As psikolog nuk ka pasur djali. Ne 140 mijë lekë në muaj marrim, për qiranë nuk dalin. Tani mund të ngelem jashtë, se nuk paguaj dot qiranë. 5 mln lekë është gjoba. Këto i bien të dobëtit dhe qeveritarët pasurohen. Duhet që vetëm të ikë Rama, e normalizohet çdo gjë”, u shpreh ai.
The post Gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi i të miturit: Babin e kam të verbër! Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira appeared first on GIJOTINA.