50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

Një operacion i veçantë sigurie u zhvillua të martën, më 17 nëntor 2026, në gjykatën e Reimsit, ku u angazhuan forca të specializuara të administratës penitenciare franceze për shoqërimin e të paraburgosurit.

Bëhet fjalë për Edison Pulën, i cili dyshohet se është kreu i grupit kriminal shqiptar të njohur si “Nikla”.

Sipas raportimeve franceze:

Ai akuzohet për përfshirje në rreth 50 grabitje të banesave luksoze në Francë dhe Belgjikë. Grupi dyshohet se ka shënjestruar biznesmenë, futbollistë, këngëtarë dhe personalitete të njohura.

Vlera e përllogaritur e dëmit nga grabitjet kalon 1 milion euro.

Pula ishte arratisur nga burgu i Trevisos në Itali në vitin 2022.

U arrestua në Luksemburg në janar 2025.

Më 17 nëntor 2026, ai u paraqit në gjykatën e Reimsit për shqyrtimin e zgjatjes së paraburgimit. Për shoqërimin e tij u angazhuan forcat speciale të sigurisë së burgjeve (ERIS).

gijotina.com/

The post 50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie appeared first on GIJOTINA.