Tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, biznesi sulmohet për herë të dytë brenda dy javësh

Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë.

Biznesi është në pronësi të Asllan Koçit. Sipas informacioneve paraprake, ky është rasti i dytë i një shpërthimi të regjistruar në të njëjtin biznes brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Vetëm dy javë më parë, në këtë dyqan ishte regjistruar një tjetër shpërthim, atëherë me lëndë plasëse.

Pritet që grupi hetimor të kryejë veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në sajë të hetimeve dhe nga deklarimet e pronarit ka dyshime se shkak janë bërë konfliktet e djalit të tij me disa persona për çështje borxhi nga lojërat e fatit.

Për mediat, pronari i biznesit dyshon se shkak mund të jetë djali që luan bixhoz. Sipas 65-vjeçarit, autorët ende në kërkim nga policia i kanë kërkuar 24 mln lekë të reja.

“Situata është shumë keq, kjo është hera e dytë. Prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 240 milionë. Përnatë kam qëndruar roje. Policia ka nisur kërkimet, por ende nuk e ka kapur”, thotë Asllan Koçi.

The post Tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, biznesi sulmohet për herë të dytë brenda dy javësh appeared first on GIJOTINA.