Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan ndeshjen e fundit të Grupit A të Ligës C të Kombeve në Budapest ndaj Bjellorusisë.
Në minutën e 28-të zhbllokohet rezultati. Rey Manaj përfiton duke marrë një top në hyrje të zonës dhe gjuan saktë, duke kaluar shqipërinë në avantazh, 1-0.
Kuqezinjve u nevojitet edhe një barazim për ta mbyllur grupin në vend të parë dhe për t’u ngjitur në Ligën B dhe me këtë epërsi u duhet vetëm të administrojnë rezultatin.
The post Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë appeared first on GIJOTINA.