Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Ndërsa protesta para Kryeministrisë vijonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve.

Ndërhyrja e uniformave blu është kundërshtuar nga qytetarët e pranishëm, të cilët kanë reaguar me thirrjet: “Policia e krimit!”.

Protesta para Kryeministrisë vjen në vijim të tubimeve të zhvilluara prej javësh nga studentët dhe qytetarët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

The post Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë appeared first on GIJOTINA.