Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Pas rreth shtatë orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Arben Vojën, Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun.

Ndërkohë, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Fjorelo Biden, ndaj të cilit janë vendosur tre masa me karakter ndalues.

Katër personat dyshohen për kryerjen e veprave penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Çështja lidhet me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë të Fierit. Sipas dyshimeve të hetimit, prona është kaluar në mënyrë të paligjshme në pronësi private, me qëllim përdorimin e saj për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

gijotina.com/

The post Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë appeared first on GIJOTINA.