Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

Protestuesit të zhvendosur përballë Kryeministrisë kanë qëlluar me gurë drejt Kryesisë së Kuvendit. Studentët dhe qytetarët vijuan marshimin në disa segmente rrugore ndërsa tubimi i tyre përballë Kryeministrisë duket se është shoqëruar me tensione.

Pas kësaj efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të tërhequr qytetarët ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet. Nga ana tjetër protestuesit të bashkuar vijojnë qëndresën e tyre.

Efektivët janë pozicionuar në disa pika, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe garantimin e sigurisë së godinës.

Vendosja e forcave të policisë ka sjellë reagimin e protestuesve, të cilët janë afruar pas efektivëve dhe kanë ndjekur lëvizjet e tyre, duke nisur njëkohësisht brohoritjet. Ata kanë vijuar të qëndrojnë në afërsi të institucionit, ndërsa policia ka ruajtur pozicionet e saj dhe ka mbajtur të rrethuar godinën.

gijotina.com/

 

The post Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet appeared first on GIJOTINA.