Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot në Foltoren e radhës në Kukës. Berisha ftoi partitë e reja opozitare të bashkohen me PD-në, me qëllimin e vetëm largimin e Edi Ramës.

Kreu i PD-së u shpreh se nëse këto parti bashkohen para zgjedhjeve me një kandidat të përbashkët për bashkitë e vendit, fitojnë në Tiranë dhe në shumicën e qarqeve të vendit.

Berisha: I ftoj të dalim me kandidat të përbashkët. Të punojmë edhe për ligjin elektoral bashkërisht. Di gjejnë hapësirë të plotë. Të dhënat janë këto. Nëse partitë opozitare bashkohen, e çlirojnë Tiranën dhe shumicën e qarqeve dhe zonave në Shqipëri.

Uroj që edhe ata që janë kundërshtar të gjejnë forcë dhe të bashkohemi përndryshe përfiton Edi Rama. Nëse ata janë vërtetë, i dëgjoj, jo thotë ai të rrimë presim. Po pse mor? Shqipëria po shpërbëhet. Ta heqim qafe dhe të bëjmë zgjedhje të lira. Heqja e Edi Ramës është emergjemcë absolute.

gijotina.com/

The post Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve appeared first on GIJOTINA.