Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje të shumta në 14 tendera të zhvilluar nga Bashkia e Durrësit. Fondi i abuzuar eshte rreth 1.85 miliardë lekë. Këto gjetje në raportin e auditimit, dhe i referohen periudhës kur bashkia drejtohet nga Emirjana Sako.
Sipas raportit në zbatimin e Ligjit për Prokurimet Publike, shkeljet përfshijnë një sërë problematikash duke nisur nga shpallja fituese e kompanive që nuk plotësonin kriteret e deri te skualifikimi i operatorëve ekonomikë që nuk ndodheshin në kushtet e përjashtimit nga gara.
Tenderat e konstatuar me probleme lidhen kryesisht me investime në infrastrukturë dhe projekte rindërtimi, ndërsa fondet limit të procedurave variojnë nga rreth 300 mijë euro deri në mbi 3 milionë euro.
Në listën e operatorëve ekonomikë fitues është e “Pepa Group”, në pronësi të Jetmir Pepës, i akuzuar nga SPAK për trafik droge. Sipas këtij raporti, kompania ka fituar tenderin për ndërtimin e një shkolle në Sukth, me një fond limit prej afro 3 milionë eurosh.
“Pepa Group” renditet në tabelën e operatorëve ekonomikë si e kualifikuar (Raporti- fq46)
Gjithashtu kompania që ka përfituar nga këto procedura është “Rajli Ndërtim”, e shpallur fituese në dy tendera për projekte rindërtimi, me një fond limit të përbashkët prej mbi 6 milionë eurosh.
gijotina.com/
The post Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë appeared first on GIJOTINA.