Një 19-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Transit 3”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër transportonte kundrejt pagesës katër shtetas kinezë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, 21 vjeç, banues në Kosovë, është shpallur në kërkim nga policia.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet M. M., banues në Konispol, ndërsa në kërkim është shpallur A. S.
Sipas policisë, 19-vjeçari monitoronte rrugën për të sinjalizuar praninë e uniformave blu, ndërsa 21-vjeçari e ndiqte pas me automjetin ku transportoheshin katër shtetasit kinezë, në drejtim të Konispolit.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, në afërsi të Konispolit, A. S. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke përfituar nga terreni dhe errësira.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy automjetet e përdorura për këtë veprimtari, ndërsa vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.
The post Tentoi të kalonte 4 kinezë ilegalisht në Greqi, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori nga Kosova appeared first on GIJOTINA.