Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

Të gjitha bizneset që do të sponsorizojnë artin , kulturën dhe sportin tanimë do të përfitojnë lehtësira financare. Vendimi I marrë u njoftua mëngjesin e së enjtes nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Blendi Gonxhe.

“Për herë të parë bizneset që sponsorizojnë artin, kulturën dhe sportin sipas dispozitave të reja do të mund ta zbresin faturën e sponsorizimit direkt deri në 30% të tatimit të tyre mbi fitimin. Skema parashikon një tavan deri në 2 miliard le të reja në vit ose rreth mbi 22 milion euro në dispozicion të financimit të sportit, artit dhe kulturës përmbi programet e miratuara vjetore të buxhetit të shtetit”, tha Gonxhja.

Projektligji i miratuar sot ndërthur propozimet e qeverisë me ato të dy deputetëve Erion Braçe dhe Taulant Balla. Braçe shpjegon se varianti i paraqitur prej tyre nuk parashikonte vendosjen e një tavani, dhe se vlera prej afro 22 milion eurosh apo 2 miliard lekësh është e pamjaftueshme.

Nga ministri dëgjova për një tavan. Dakord, duhet të ketë një tavan për të patur në kontroll procesin, vecanërisht për sportin, i cili duhet të perfshijë doemos formalizimin e ekipeve, të ardhurave e shpenzimeve të tyre, të të gjithëve dhe çdo transaksioni që kryhet. Por tavani prej 2 miliardë lekësh-22 milionë eurosh, është i pamjaftueshëm” tha Braçe.

Për më tepër projektligji, përfshin jo vetëm sportet, por dhe artin e kulturën, duke rrezikuar që sponsorizimet nga biznesi të shkojnë në një numër të kufizuar skuadrash sportive, apo eventesh artistike.

gijotina.com/

The post Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro! appeared first on GIJOTINA.